“Dancing With The Stars” është emisioni më i madh i kërcimit në vend dhe që po na mban të ‘gozhduar’ para ekranit të Top Channel çdo të premte mbrëma. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë sigurohen që çdo javë të japin maksimumin e tyre dhe të dhurojnë show. Një nga çiftet më konkurrues është dhe Salsano dhe Lori, të cilët mëngjesin e sotëm në “Wake Up” na kanë folur më shumë për ekperiencën e tyre deri tani si dhe marrëdhënien me njëri-tjetrin.
Si është të jesh partnerja e Salsanos? Ja si përgjigjet Lori:
Unë kam shumë besim tek vetja. Nëse nuk do ishte Salsano, kushdo që të ishte do jepja maksimumin për ta çuar sa më larg në konkurrim. Nuk e prisja të ishte Salsano. Më gëzoi fakti që ishte një nga moderatorët e humoristët më të mirë. Nga nata në natë Salsano ka dalë gjithnjë e më mirë. Punon goxha fort.
Çfrë mendimi ka Salsno për këto fjalë nga partnerja e tij?
Tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua. Kam përshtypjen që vuan shumë me mua. Kam probleme përqëndrimi, nuk i mbaj mend hapat. Dhe Lori thotë si ka mundësi se ta kam shpjeguar shumë herë.
Cila ka qenë një nga performancat më të lodhshme? Lori thotë:
Konteporani, ka pasur një padjeshkë shumë të vështirë. Nuk mendonim se do e bënim. Atë natë morëm pikët maksimale dhe u zgjodhëm lider. Më mirë të mos ishim zgjedhur se ishte përgjegjësi shumë e madhe.
Si i sheh Salsano performancat e tij?
Në skenën e “Portokallisë” duket sikur atë që kam bërë në prova e jap më mirë në shfaqje. Këtu ndodh e kundërta. Dal më mirë në prova se sa nëshfaqje. Fakti që të mos harrosh ndonjë lëvizje të vë shumë në presion. Që të gjithë balerinët kanë një konkurrencë të tyre të brendshme. Na shtyjnë ne që të dalim mirë se është puna e tyre si fillim dhe pastaj e jona.
A ka Salsano ndonjë pakënaqësi ndaj jurisë?
Juria nuk e konsideron moshën. Një nga konkurrentët më të mirë aty është Ardit Çuni. Ai është 30 vjet më i vogël se unë. Plus impenjimi im shtesë që është dhe tek “Portokallia”.
Si e ka pritur Bora Zemani faktin që ti e ke imituar tek “Portokallia”?
Ka qenë shumë dashamirëse. Bora më tha nuk po mësohem dot me fytyrën time tek ti. Ka një lloj veçantie në prezantim, është e qetë. Unë e imitoj atë duke e ekzagjëruar.
Kë do hiqnin ata nga gara nëse do të kishin mundësi?
Salsano: Unë do heq jurinë (qesh). Nuk flas për konkurrentët se ma marrin për ters.
Lori: Gara është e bukur kur janë të gjithë të fortë. Nuk po japim emra, më mirë të presim se kush do largohet.
Cfarë do bëjë Salsano po fitoi?
Lorit do ti jap dyfishin e asaj që do marr. Në bazë të kontratës, Lori do marrë dyfishin e asaj. E kam të sigurtë që nuk do fitoj prandaj (qesh).