Aktorja e famshme meksikano-amerikane, Salma Hayek pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein, ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte, u shpreh se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me femrat në Hollywood. Ndërkaq, ajo u shpreh se:
Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozitat e tij duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë. Weinstein nuk është i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet.
Më herët, Salma tha se Weinstein e thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste:
Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova që të dukesh e shëmtuar!
Thoja me vete:
Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-s?.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se së fundmi aktorja e njohur na ka zbuluar një detaj interesant teksa ka treguar se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.
Sipas saj Donald ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, ama vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për tu takuar me të.
Salma u shpreh se:
Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ja thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të.