Aktorja e njohur Salma Hayek, tregon se stafi i saj për pak sa nuk la punën sepse shtëpia e saj në Londër është e mbushur me fantazma. Salma shpjegoi se pasi disa gjëra misterioze filluan të ndodhnin në shtëpi, asaj ju desh të thërriste një ekspert për ta kuptuar. Së fundmi, gjatë një interviste në “The Ellen Show”, ajo u shpreh se:
Ishte diçka shumë e keqe. Mendoj se nuk është më, por jo si më parë patjetër. Gjërat u bënë aq keq në një moment, saqë disa nga stafi po kërcënonin se do ta linin punën nëse unë nuk bëja asgjë për këtë. Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua.
Vajza 14-vjeçare e Salma-s, Valentina, vuri në dukje se ajo i ka parë fantazmat në disa raste. Edhe pse bashkëshorti i Hayek, François-Henri Pinaul, u shpreh se e gjithë kjo ishte diçka e pakuptimtë, ajo vendosi të thërriste dikë që mund t’u kërkonte fantazmave të largoheshin. Aktorja vijon duke thënë se:
Unë i thashë bashkëshortit se do të sjell dikë që mund ta kuptojë nësë diçka nuk shkon. Nëse nuk është e vërtetë, të paktën ata mund të mendojnë psikologjikisht se ka marrë fund. Kështu që ai erdhi dhe fillon të kalojë nëpër shtëpi dhe tha se këtu është një grua e vjetër dhe një fëmijë. Të gjithë janë të tmerruar sepse ai gjeti 20 fantazma. E ndërsa arriti me sukses të hiqte qafe shumicën e fantazmave, kishte disa që thjesht nuk donin të largoheshin, një prej të cilëve kishte të bënte veçanërisht me Valentinën. Prandaj, ka ende disa të ftuar të padëshiruar, por të mbajmë gishtat e kryqëzuar që më pas të vijnë vetëm gjëra të mira.
Rikujtojmë se, Salma Hayek, pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein, ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte, u shpreh se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me gratë në Hollywood. Ndërkaq, ajo u shpreh se:
Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozitat e tij duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë. Weinstein nuk është i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet.