Supermodelja e njohur Bella Hadid ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur linjat e saj trupore, Bella i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë. Së fundmi, 25-vjeçarja përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë.
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë. Ndërkaq, Bella ka shkruar se:
Gjithçka që ju nevojitet është rukola, kastravec, piper i kuq, djathë dhe avokado.
@babybella777 My #1 salad to make . I botched the ending of this video because I had to finish the rest of dinner+ running late . —->(not pictured -your favorite olive oil added at the end with the balsamic glaze(non-negotiable it’s a must I swear) and then mixed together.Avocado becomes part of the dressing so it’s creamy and yummy. Add more lemon 🍋 if you like
Bella Hadid është një nga modelet më të bukura dhe të dashura të brezit të saj. Ylli i modës befason fansat çdo herë me look-un e saj dhe detajet mbresëlënëse që i shton veshjes që gjithnjë janë për t’u duartrokitur. Bella dukej shumë me klas edhe këtë herë, teksa ishte në Romë së bashku me Marc Kalman.
Modelja 25-vjeçare tregoi edhe këtë herë njohuritë e saj në fushën e modës dhe stilit, me një pallto me detaje leopardi dhe xhinse të gjera, teksa ishte në qytetin e bukur italian krah për krah me të dashurin e saj 33-vjeçar.
Së fundmi, thuhet se bukuroshja do të ketë një rol edhe në një serial televiziv duke i shtuar karrierës së saj edhe një pjesë në fushën e aktrimit. Siç raporton ‘Variety’, Bella sapo i është bashkuar kastit të serialit televiziv ‘Hulu Ramy’, një dramë-komedi amerikane e transmetuar që sheh Ramy Youssef, i cili është gjithashtu regjisor, producent dhe bashkë-krijues i serialit, në rolin kryesor.