Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike mes ish-drejtorëve të policisë Fier dhe shtetasin Alfred Alizoti, i cili ka marrë një shumë parash për të kryer burg.
Pas publikimit të përgjimeve telefonike, Salianji shtoi se ka dhe qindra komunikime të tjera që ndodhen në dosjen zyrtare të SPAK.
“Qindra komunikim e mes drejtuesve më të lartë të policisë shtetit, këto janë vetëm një pjesë të publikimeve që po bëjmë dhe që ndodhen në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ka dhjetëra komunikime të tjera mes drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtuesve të policisë së shtetit, dhe ish prokurorit të çështjes, Gentian Osmanit, kur në të gjitha raste vendosen për të marrë para, kohën kur do të bëhej arrestimi fals, ku Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave.
Datën në të cilën drejtuesi i policisë së Fierit, i thotë që shefi i madh është jashtë shtetit, përkon me datën kur Fatmir Xhafaj ishte në Kroaci. Pra gjithçka është vendosur, e gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë, është paraqitur në gjykatë vetëm që të shmanget nga dënimi i ri, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës, përveç kësaj, gjyqtari që është i përfshirë në çështje, i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme, për shkak se “njihte avokatin tim”, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe ka marrë përsipër të bërë diçka të pamendushme që nuk është në funksion të ligjit”, tha Salianji.
Top Channel