Aktualitet Politikë

Sali Berisha: Barazia para ligjit qëllim madhor i programit të PD-së!

“Barazia para ligjit është qëllimi madhor i programit të PD-së”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij nga ballkoni i banesës.

Teksa kritikoi qeverinë aktuale, Berisha tha se kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata.

“Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së.Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia.Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë. Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona.Është radha jonë.Është radha jonë.Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha foli për drejtësinë në Shqipëri.

Po si qëndron ndërhyrja në vendimet e gjykatave? Në çështjet civile, Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia dhe qytetarët e Bangladeshit, në vendimet gjyqësore dhe ndërhyrjet e qeverisë në vendimet gjyqësore, qëndronte fiks 13 shkallë mbi Shqipërinë e Edi Ramës.

Po në drejtësinë penale, si qëndron Shqipëria e narkodiktaturës në krahasim me diktaturën ideologjike të Lukashenkos? Përsëri Shqipëria e Lukashenkos së Ballkanit qëndron 4 vende më poshtë se Bjellorusia e Lukashenkos së Putinit. Pra, kjo është, këto janë tiparet e narkoshtetit të sotëm. Po ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale?
Vietnami komunist, Vietnami monist qëndron 8 vende më mirë se Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, ju solla këtu disa të dhëna për të kuptuar ju dhe shqiptarët se cila është e vërtetat e diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjeve në Shqipëri. Ju solla këto të dhëna për të faktuar se diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri është disa herë më e keqe se ajo komuniste e Vietnamit, se ajo komuniste e Lukashenkos dhe është forma më e keqe e diktaturës që ekziston, tha Berisha.