Reperja amerikane Doja Cat i habiti të gjithë me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris. Doja Cat shpenzoi 5 orë e ulur në karrigen e grimit teksa u mbulua me 30,000 kristale Swarovski nga koka te këmbët për shfaqjen Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris.
Look-u i saj u realizua nga artistja Pat McGrath, e cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë. Ndërkaq, ajo tha:
Kënaqësi e madhe të punosh me Doja Cat për koleksionin FW23 Haute Couture të Schiaparelli-t. Durimi sublim i Dojës gjatë 4 orëve e 58 minutave që iu deshën për të krijuar pamjen, e cila ishte e mbuluar me mbi 30,000 kristale Swarovski të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese.
Java e Modës në Paris ka nisur me diskutime e polemika të shumta. Koleksioni i ri Vjeshtë/Dimër 2023-2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli është bërë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthejnë në sharje për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh. Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harlow u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.