Formati televiziv “Love Story” me në qëndër, mashkullin e ëndrrave të çdo femre. Një rrugëtim dhe një histori dashurie.
Në episodin final të Love Story, Saimir Kasemi mes dy vajzave finaliste, Generda Braçes dhe Meri Murrizit, zgjodhi këtë të fundit.
Programi u finalizua me një udhëtim romantik me secilën prej vajzave të fundit konkurrente, Saimiri dhe Meri në Romë dhe Saimiri dhe Generda në Stamboll.
Duke e shikuar nga jashtë duket shumë bukur, por detajet dhe fjalët lart e poshtë, nuk ndodhin rastësisht. Në natën finale, kur Saimiri zgjedh Merin, çifti i supozuar nuk puthen në buzë, siç duhet të ndodhte.
Kujtojmë, se gjatë emisionit ata kanë shkëmbyer puthje, madje edhe në ditët në vazhdim që kanë postuar fotografi bashkë nuk shohim ndonjë shenjë të një çifti të mirëfilltë.
Përposë kësaj, po qarkullojnë disa lajme se Saimiri është gay dhe programin e kanë paguar prindërit e tij, për t’ju mbushur mëndjen botës se djali i tyre nuk është i tillë. Jo vetëm kaq, kujtojmë se gjatë emisionit opinionisti, Robert Aliaj, e ka ngacmuar duke i shtruar pyetjen se si do të reagonte nëse në emision do të ishte edhe një gay mes vajzave:
Kam qejf t’i bëj një pyetje Saimirit. Dua të më thotë Saimiri si do të sillej po të ishte një homoseksual këtu? Është normale, pse u çuditët kështu”, -tha Roberti.
E ke parë atë memen në Instagram Robert që thotë: Po le të ashtu si të duan, po unë ç’punë kam me ata”,- u përgjigj Saimiri.
Unë jam kurioz si do bëheshin videot Saimiri në një takim romantik me një homoseksual”, -tha Roberti.
Një tjetër detaj që tërhoqi menjëherë vëmendjen është se Meri poston një video me vajzën kundërshtare që pati në finalen e “Love Story”.
Historia vazhdon dhe Saimiri ditën e djeshme përfundoi në Gjermani, por pa Merin me vete, komentuesit kanë shpërthyer menjëherë…
A është kjo një “Love Story” apo thjesht një film i bukur për tu shikuar, por tepër i vështirë për tu besuar?!