Sabrina Carpenter është e njohur për videot dhe tekstet e saj që bëjnë një zhurmë të madhe në rrjet, por kjo klipi i fundit mund të jetë ai që i ka vënë padyshim “flakën”. Këngëtarja e cila ka marrë një famë të madhe vitet e fundit, publikoi një hit të ri të quajtur “Taste”, në të cilin shfaqet dhe aktorja e njohur, Jenna Ortega.
Gjatë klipit, të dyja ato luftojnë për një burrë në mënyrën më brutale, por në fund lënë mënjanë çdo gjë. Ajo që i shtangu të gjithë është pikërisht momenti kur Sabrina puth në buzë Jenna-n, me internetin që reagoi menjëherë. Mediat raportojnë se kjo këngë vjen si provokim për ish të dashurin e fundit të Carpenter, aktorin e njohur Barry Keoghan, me The Sun që raporton se ata u ndanë pothuajse tre javë më parë për shkak të mashtrimeve të yllit irlandez dhe që ai sillej si “idiot” kur ishte i dehur.
Për të gjithë admiruesit e aktores Jenna Ortega kemi një lajm të mirë. Seriali i njohur “Wednesday” do të rikthehet sërish për një sezon të dytë, pas disa vonesave të lidhura me grevat, duket se gjërat më në fund po shkojnë në rrugën e duhur. Sezoni i parë i “Wednesday” paraqiste një përzierje tregimesh për heroinën e familjes Addams. Ajo shkoi në një shkollë të re për të dëbuarit, Nevermore Academy, u përfshi në një trekëndësh dashurie midis Tyler (Hunter Doohan) dhe Xavier (Percy Hynes White) dhe hetoi një mister vrasjeje.
Ortega ka marrë edhe titullin si producente në sezonin e dytë. Në intervistën e saj për Variety me Elle Fanning të “The Great”, ajo tregoi më shumë detaje në lidhje me angazhimin e saj në prodhimin e serialit.
Me një personazh si ai i Wednesday, e cila është kaq e dashur, nuk doja të gaboja. Kështu që u përpoqa të bëja sa më shumë biseda të ishte e mundur. Në xhirime, me shkrimtarët dhe Tim Burton. Ne do të vendosnim se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Në përgatitje për një sezon të dytë, ne donim të siguroheshim që të mund t’i fillonim bisedat më herët.