Sabrina Carpenter ka shkaktuar polemika pas një momenti të papritur dhe provokues gjatë një koncerti të saj të fundit në Los Anxhelos. Gjatë shfaqjes në Kia Forum, këngëtarja performoi hitin e saj të ri, “Juno” – një këngë me vargje interesante me nota seksuale, që flasin për dëshirën për të pasur një fëmijë nga dikush.
Ajo është e njohur për pozat provokuese gjatë performancave të saj, por gjatë shfaqjes së fundit, Sabrina e rriti nivelin, duke u ulur në gjunjë dhe duke imituar një veprim seksi oral, ndërsa komunikonte me audiencën.
Ky akt i papritur shkaktoi habi, veçanërisht pasi ishte koncerti i fundit në SHBA për turneun e saj “Short n’ Sweet”.
Performanca provokuese tërhoqi reagime të përziera nga fansat. Disa e pranuan me humor, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e quajtur të papërshtatshme për audiencën e re, madje duke e cilësuar turneun si një formë “edukimi seksual”.
Megjithatë, shumë fansa të tjerë e mbrojtën Sabrina-n, duke e lavdëruar për humorin dhe guximin e saj.
Kujtojmë se këngëtarja do të pushojë deri në muajin mars, kur do të vazhdojë turneun e saj në Evropë, duke filluar në Dublin të Irlandës.