Bota Tech

Sa vlen Inteligjenca Artificiale, Open AI?! Njihuni me vlerën marramendëse…

Zhvilluesi i Inteligjencës Artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI, po kërkon edhe 6.5 miliardë dollarë nga investitorët. Me këtë rast, vlera e saj kap shumën e 150 miliardë dollarëve  duke iu referuar burimeve anonime të informuara për Bloomberg. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së tregut të OpenAI në fillim të këtij viti, i cili ishte 86 miliardë dollarë, shtoi agjencia me bazë në New York.

Open AI po konsideron gjithashtu t’u kërkojë bankave 5 miliardë dollarë kredi. Burimet theksojnë se bisedimet e sipërpërmendura të financimit të OpenAI janë ende në vazhdim dhe kushtet mund të ndryshojnë. Sipas raporteve, OpenAI nuk është startup-i i parë i madh i teknologjisë që i afrohet bankave të Wall Street për një kredi, pasi kompani të tilla si Facebook, Alibaba ose Uber e kanë bërë këtë përpara se të prezantojnë një ofertë fillestare publike (IPO) dhe të dalin publikisht tregu.

Por siç bëhet e ditur së fundmi një tjetër bashkëthemelues po largohet nga gjiganti teknologjik OpenAI. John Schulman ka vendosur të largohet nga kompania OpenAI, një nga bashkëthemeluesit e së cilës është dhe të kalojë në Anthropic, që është rivali kryesor i OpenAI. Në përgjigje të njoftimit në platformën X, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman falënderoi Shulman dhe vuri në dukje se ai ishte përgjegjës për një pjesë të rëndësishme të asaj që ishte strategjia fillestare e OpenAI.

Në punën e tij të re, Schulman do të punojë ngushtë me Jan Leiker, një tjetër zyrtar që u largua nga OpenAI për Anthropic. Arsyeja është shqetësimi se siguria është vënë në prapavijë për t’u fokusuar te biznesi. Kompania OpenAI ka konfirmuar raportet se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilit është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie.