Health & Beauty Lifestyle

Sa shpesh duhet të lani flokët? Ja shenjat që tregojnë nevojën për ta rishikuar rutinën tuaj!

Eshte e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por disa shenja paralajmëruese mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni këtë. Sipas dermatologes Murphy Rose, irritimi i skalpit dhe flokët me shumë yndyrë janë tregues se mund të jetë koha për të rishikuar frekuencën e larjes.

Flokë të yndyrshëm

Një nga shenjat më të dukshme është yndyra në rrënjë. Flokët e varur dhe pa volum tregojnë se sebumi i tepërt nuk është larguar.

Formimi i zbokthit

Edhe pse zbokthi nuk është gjithmonë pasojë e larjes së rrallë, akumulimi i sebumit mund të çojë në krijimin e tij. Larja e pamjaftueshme mund të nxisë këtë problem.

Kruarja e kokës

Kruarja e kokës shpesh ndodh si pasojë e thatësisë ose mospastrimit të duhur. Kjo mund të nxisë sëmundje të lëkurës si dermatiti.

Flokë pa jetë

Flokët e thatë dhe pa jetë mund të jenë rezultat i pluhurit dhe produkteve të përdorura, si llakët dhe tharësit.

Rënia e flokëve

Rënia e madhe e flokëve është një tjetër tregues i mundshëm se nuk po i lani flokët sa duhet. Mospastrimi adekuat dhe mbiprodhimi i sebumit janë faktorë që ndikojnë në këtë fenomen.

Rishikoni rutinën tuaj të larjes së flokëve nëse hasni këto shenja!