Celebrities Gossip Showbiz

Sa romantike! Klea Huta i dedikon fjalët më të bukura Elgit Dodës

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një çift shumë simpatik i showbiz-it tonë dhe nuk ngurojnë kurrë ta shprehin suportin për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi, Elgit Doda ka arritur të ketë plot 11 miliardë klikime në të gjitha platformat e transmetimit të këngës “Larg”, e cila pati shumë sukses.

Nuk kishte si të mungonte dhe përkrahja e Kleas për këtë arritje të Elgitit. Në një story në Instagram, ajo e ka “brohoritur” suksesin e tij me fjalët më romantike që mund të dëgjonim:

Jeta ime. Jam shumë krenare për ty dhe për artin e veçantë që ti bën. Ke lindur në vendin e gabuar, sepse ti duhet të vlerësohesh më tepër për atë që ti i jep këtij publiku. Artisti im unik ilaç për veshin dhe shpirtin. Të dua!

Çifti u bënë prindër në qershor të vitit të kaluar, duke u bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Krid.