Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Françeska Murati, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me djalin e saj, Charlie.Në imazhin e publikuar, modelja e njohur ka treguar se ka nisur pushimet me familjen e saj të vogël, ndërsa po përpiqet që t’i zëvendësojë me ta ditët që qëndroi larg tyre ndërsa mori pjesë në reality show. Françeska dhe i vogli i saj janë veshur me të zeza, ndërsa duket qartë që ajo po kalon një kohë mjaft të mirë me Charlien.
Ndër batutat më virale të këtij edicioni të fundit të Big Brother ishte kur Françeska Murati tha se ‘nuk ka merak për bashkëshortin, pasi ai ka Dorinën’. Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’. Teksa e surprizoi me një buqetë të madhe me lule, ai i kishte shkruar asaj një pusullë.