Lifestyle

Sa ndikon dielli në humorin tonë? Çfarë të bëjmë kur dielli perëndon herët gjatë dimrit?

Me errësirën që fillon që nga ora 16:00 – 17:00, shumë njerëz ndjejnë një rënie të humorit dhe një dëshirë për të kaluar më shumë kohë nën batanije. Kjo periudhë e vitit sjell vështirësi për shumë, duke ndikuar në shëndetin e tyre, përfshirë rrezikun e sulmeve në zemër.

Studimet tregojnë se ritmi cirkadian i njeriut adaptohet më lehtë me kalimin në kohët e dimrit sesa me ndryshimin e orës në pranverë. Ja disa këshilla për të lehtësuar këtë proces:

Shfrytëzoni orët me diell: Ecni jashtë në diell gjatë ditës, sidomos në orët e pasdites, për të vonuar ndjesinë e gjumit. Një shëtitje 30-minutëshe para perëndimit mund të ndihmojë.

Kujdesi për ushqimin: Mos hani darkën shumë herët, pasi kjo mund t’ju bëjë të ndiheni përgjumur më shpejt. Mënyra se si trupi përpunon ushqimin është e lidhur ngushtë me ritmin tuaj cirkadian.

Menaxhoni konsumimin e kafeinës: Shmangni kafeinën pas orës 15:00 për të parandaluar ndikimin në gjumë.

Rutinat e mëngjesit: Nëse drita e hershme e mëngjesit ju zgjon herët, merrni masa për të bllokuar rrezet e diellit me perde të errëta.

Pranoni letargjinë: Nëse këto këshilla nuk funksionojnë, jepni vetes leje për të u relaksuar. Merrni një batanije, shikoni një film ose luani një lojë me të dashurit tuaj.

Me pak përkujdesje dhe adaptim, është e mundur të kaloni këtë periudhë më lehtësisht.