Tejkalimi i çdo dite me ushqime të pasura dhe pjata të përpunuara mund të bëhet një zakon që rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz që, përveçse nxit shtimin në peshë dhe problemet shëndetësore, zvogëlon ndjenjën se keni ngrënë mjaftueshëm dhe rrit ndjenjën e urisë. Konsumimi i ekzagjeruar i ushqimeve me indeks të lartë glicemik si ëmbëlsirat, buka, pica, pijet freskuese dhe lëngjet e frutave, ushqimet e paketuara, përshembull, stimulojnë një prodhim të lartë të insulinës, një hormon që ka një efekt të menjëhershëm në rikthimin e urisë.
Por nëse mendoni se ngrënia e tepërt në tavolinë shkaktohet vetëm nga lloji i ushqimit që hani, do të duhet të ndryshoni mendje. Shpesh e teprojmë në tavolinë thjesht sepse ndërsa hamë vakte bëjmë diçka tjetër. Një shembull tipik është kur hamë para ekranit të kompjuterit ose me celularin në dorë. Në situata të këtij lloji, konsumohen sasi më të mëdha ushqimi pa e kuptuar dhe ka një perceptim më të ulët të ngopjes.
Janë 3 gjëra që duhet t‘i vini në praktikë menjëherë që do t’ju ndihmojnë të hani më pak dhe të jeni më pak të uritur.
1.Hani vakte të balancuara
Gjëja e parë që duhet bërë për të nxitur ngopjen dhe për të reduktuar dëshirën për ushqim është të hani në mënyrë të ekuilibruar. Truku është të përfshini në çdo vakt të ditës një pjesë të karbohidrateve, përshembull drithërat dhe derivatet e tyre të kombinuara me proteina si peshk, bishtajore ose mish dhe derivate dhe yndyrna të mira si fruta të thata, vaj ulliri ekstra të virgjër ose fara. Janë këto tre lëndë ushqyese që, në sinergji me njëra-tjetrin, sigurojnë ekuilibrin e trupit dhe kundërshtojnë humbjet e energjisë që stimulojnë urinë.
2.Konsumoni më shumë fibra
Përveç karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, sigurohuni që në çdo vakt të ditës të ketë fibra, nga të cilat perimet dhe frutat janë burimet më të pasura. Fibrat zbutin urinë, japin ngopje dhe ndihmojnë në mbajtjen aktive të zorrëve.
3.Shmangni ngrënien e biskotave
Konsumimi i ekzagjeruar i sheqernave të rafinuara, të cilat asimilohen shpejt nga trupi, është një nga faktorët që rrit ndjenjën e urisë. Biskotat dhe ëmbëlsirat në përgjithësi, veçanërisht nëse merren vetëm me stomakun bosh, rrisin dhe ulin shpejt sheqerin në gjak dhe nxisin sekretimin më të madh të insulinës, një hormon që bën që uria të kthehet pas një kohe të shkurtër.
Ndërkaq, mëngjesi konsiderohet nga dietologët dhe nutricionistët si një nga vaktet më të rëndësishme, pasi i jep trupit të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën. Ky vakt duket sikur nuk është aq i pasur në përbërës dhe receta, sa dreka dhe darka, por në fakt, shumë vende në botë ofrojnë një shumëllojshmëri specialitetesh që konsumohen çdo mëngjes. Nga drithërat e ndryshme gatuar me miell elbi, supa e shijshme tuniziane me qiqra, te petullat dhe reçelrat, po rendisim në këtë link disa nga ushqimet e konsumuara në mëngjes në vende të ndryshme të botës.