Tech

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?!

Kompania e hulumtimit të tregut TD Cowen ka zbuluar koston totale të prodhimit për iPhone 16 Pro Max. Çmimi i prodhimit të modelit prej 256 GB të iPhone 16 Pro Max përfshin komponentët, montimin e produktit dhe paketimin. Në analizën e tij, TD Cowen thekson se kostoja totale e prodhimit të modelit 256 GB iPhone 16 Pro Max është vetëm 485 dollarë, që është pothuajse një e treta e çmimit të shitjes.

Për krahasim, prodhimi i iPhone 15 Pro Max kushton 453 dollarë, që është 32 dollarë ose 7% më pak se iPhone 16 Pro Max. Raporti tregon se kamerat dhe ekrani janë komponentët më të shtrenjtë të telefonit. Vetëm sistemi i kamerës së pasme përbën 16 për qind të kostos totale të prodhimit të telefonit. Është interesante se çipi më i fuqishëm A18 Pro, i cili përdoret nga iPhone më i fuqishëm i këtij viti, kushton vetëm pesë dollarë më shumë se A17 Pro i përdorur nga iPhone i mëparshëm.

Memoria dhe hapësira për ruajtjen e të dhënave janë gjithashtu më të shtrenjta me pesë dollarë secila. Bateria e përmirësuar, nga ana tjetër, kushton njësoj; 15 dollarë. Apple shet me pakicë iPhone 16 Pro Max me një çmim prej 1,199 dollarë (modeli 256 GB). Kjo do të thoshte se të gjitha aspektet e tjera kushtonin 714 dollarë. Apple prezantoi së fundmi iOS 18.0.1, një përditësim i vogël përpara se përditësimi i shumëpritur i iOS 18.1 të arrijë me veçoritë e Apple Intelligence.

Bëhet e ditur se iOS 18.0.1 rregullon gabimet, duke përfshirë problemet e përgjithshme të iPhone që hasën në dy javët që nga lëshimi i iOS 18 dhe problemet kryesisht specifike për serinë e iPhone 16. Kur iPhone 16 u zbulua, shumë përdorues u ankuan se ai shfaqte probleme me reagimin e ekranit me prekje dhe shpesh injoronte prekjet.

Me kusht që të mos ketë vonesa, iPhone SE 4 duhet të dalë në treg pranverën e ardhshme, ose pas rreth gjashtë muajsh. Do të jetë përditësimi i parë i modelit iPhone SE në tre vjet dhe duket se do të jetë ndryshimi më i madh për iPhone SE, që kur u prezantua. Apple ka vite që përdor dizajnin e iPhone 8 për modelet SE, duke përfshirë ekranin LCD 4.7 inç dhe skajet e rrumbullakosura, por iPhone SE i ardhshëm duhet të duket si iPhone 14.