Health & Beauty

Sa krem dielli ju nevojitet në të vërtetë në fytyrën tuaj…

Kremi i diellit është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të minimizuar dëmtimin nga rrezet UV, veçanërisht në pjesët më të ekspozuara të trupit, si fytyra dhe qafa. Gjithashtu, është domosdoshmëri për parandalimin e kancerit të lekurës. Por sa krem duhet të aplikojmë? Është e vështirë të përcaktosh sasinë e duhur, por sipas dermatologëve sasia e mjaftueshme për fytytrën është dy gishta.

Një zonë tjetër delikate është qafa, që gjithashtu ka kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e dëmshme të diellit dhe sigurisht nuk duhet lënë pas, kur vjen puna për aplikimin e SPF-së. Ju gjeni entuziazëm në kërkimin e aktiviteteve dhe përvojave të reja gjatë sezonit të verës dhe gjithashtu i kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për veten. Veshja, grimi dhe rutinat e bukurisë ndryshojnë sepse ne mendojmë se duhet të kujdesemi edhe më shumë për imazhin tonë.

Duhet të dini se dielli na bën më të lumtur. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë dhe melatoninës, një hormon që rregullon ritmin gjumë-zgjim. Prodhimi më i madh i këtyre substancave ju lejon të ndiheni më të lumtur dhe më të çlodhur.

Ndërkaq, për ju që nuk e dini një nga arsyet kryesore për popullaritetin e kremrave kundër diellit me spray është lehtësia e tyre e madhe. Këto spërkatje mund të aplikohen shpejt dhe në zona të vështira për t’u arritur. Kjo lehtësi e përdorimit është veçanërisht e dobishme për prindërit që përpiqen të mbrojnë fëmijët ose në përgjithësi njerëzit që janë vazhdimisht në lëvizje nën diell. A na mbajnë aq të sigurt nën rrezet UV?

Një disavantazh i madh i kremrave kundër diellit me spërkatje është potenciali për aplikim jokonsistent. Mund të jetë e vështirë për të vlerësuar nëse produkti është aplikuar mjaftueshëm dhe përdoruesit mund të lënë zona të pambrojtura. Fatkeqësisht, kremrat kundër diellit me spërkatje paraqesin gjithashtu një rrezik thithjeje, i cili mund të jetë i dëmshëm, veçanërisht për fëmijët dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes.