Celebrities Gossip Showbiz

“Sa herë në ditë i thua vetes boll lekë kam…”, Alketa Vejsiu i kundërpërgjigjet ndjekësit!

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.

E së fundmi, teksa është pyetur jo për jetën personale, por për punën e saj, Alketa ka treguar edhe një herë se sa shumë e do këtë të fundit. Një komentues në një ‘Ask’ e ka pyetur prezantuesen se “sa herë në ditë i thotë vetes boll lekë ke lëre TV”.  Dhe nuk ka mbetur pa një përgjigje ashtu si vetëm ajo di të japë.

Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para. Do punoj derisa të kem forcë.

 

Rikujtojmë se, para pak kohësh prezantuesja ka treguar se pikësynimi i saj i rradhës pas “Sanremo-s” është prezantimi i “Eurovision-it”. Teksa është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian, ajo ka treguar:

Po më punon truri. Do të doja të prezantoja Eurovizionin, jo thjesht Sanremon. Në çdo vend të botës që do ta bënin do të doja shumë që Shqipëria të shkonte aty jo veç me këngë por edhe me fjalën, me një prezantuese.

Teksa është pyetur për planet e së ardhmes, Alketa ka treguar se diçka më shumë do ta lidhë atë me Anglinë.

Drejtuesit e kompanive më të mira të prodhimit këtu po punojnë për sezonin e ri televiziv. Vajza ime po studion këtu dhe po unë me shumë mundësi mund të filloj studimet e masterit në Biznes Ndërkombëtar!

Megjithatë, duket se nuk do të jetë në planet e afërta të prezantueses pasi ajo ka treguar se do të nisë sezonin e ri televiziv aty ku e kemi parë gjithmonë.