Së fundmi ekspertët kanë zbuluar se sa ditë pushim duhen dhe çfarë përfitimesh ka pushimi për trupin. Kur shkoni me pushime? Kjo është ndoshta pyetja më e zakonshme që dëgjoni këto ditë.
Në sezonin e vërës, disa janë tashmë në plazh, larg zyrës, punës dhe detyrimeve, ndërsa të tjerë vetëm numërojnë ditët deri në pushimet e tyre. Nëse do të pyesni punonjësit se sa pushime do t’u duheshin për të rimbushur plotësisht “bateritë” e tyre, shumë do të thoshin se janë të paktën tre javë, për relaksim të plotë. Psikologët këshillojnë që të mos marrim kurrë punë të papërfunduara në një udhëtim.
Ekspertët e mjekësisë thonë se dy javë pushime janë ideale, por vini re se diçka tjetër është më e rëndësishme se sa kohë jemi me pushime vjetore dhe kjo është të bëjmë një ndryshim.
Nëse pushojmë mirë, kur të kthehemi në punë do të jemi më produktivë sepse gjatë pushimit flemë më mirë, relaksohemi dhe niveli i stresit ulet.
“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për punëdhënësit është që punonjësit që shkojnë rregullisht me pushime, mund të jenë më besnikë”, tha një mjeke.