Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i thanë ‘po’ njëri-tjetrit gjatë celebrimit që u bë mbrëmjen e djeshme. Të ndarë në krevatet e tyre Romeo teksa i hidhte shikime të ëmbla Heidit i tregon se gjatë kohës kur Meritoni dhe Ilnisa po martoheshin ai kishte menduar se sa bukur do të dukeshin ata të dy në altar.
Heidi: Çfarë po mendon?
Romeo: Po mendoja se sa bukur do të ishte dukur ti atje lart (në altar)
Romeo: Po ti çfarë po mendon?
Heidi: Nuk ta them…
Romeo: Dua të të përqafoj
Heidi: Hajde më përqafo
Pas disa përplasjeve që kanë patur me njëri-tjetrin së fundmi, Meri dhe Juli mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa momente të qeta. Madje astrologia i ka parashikuar aktorit shenjën e tij të horoskopit, duke e këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën në “Big Brother VIP 3”.