Ryan Reynolds gjatë një eventi ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Blake Lively, u kthye pas në kohë dhe rrëfeu se ka shumë dhimbje mbi vete nga e shkuara, ndaj nuk do të jetë tepër i ashpër në filmat që luan.
Prindërit e mi ishin dështim total. Ata gabuan shumë me mua dhe vëllezërit e mi.
Ryan e alternoi këtë tregim me disa batuta për filmat e ndaluar që kish parë në fëmijëri dhe më pas, duke u kthyer në seriozitet u shpreh se do donet shumë të kontaktonte me veten e tij si 12-vjeçar.
Jam ende shumë i nevrikosur si atëherë, por kur aktroj e fsheh. Brenda vetes ulëras, por askush se kupton dot. Ndaj moto ime është: ‘Kokën lart, çdo gjë do jetë mirë’.
Megjithatë, Reynolds ka zbuluar shpesh se marrëdhënien me nënën e tij e ka shumë speciale dhe prej prindërve ka mësuar gabimet që s’duhet të bëjë me fëmijët e tij. Sjellim në vëmendje se ylli i “Adam Project”, së fundmi foli për “Variety” rreth temës se si fiziku në disa prej filmave të tij, është diçka që ai e pëlqen shumë. Por ndërsa rritet, aktori ndjen se duhet t’i mbajë gjërat në perspektivë.
Mendoj se është e rëndësishme të bësh sa më shumë stërvitje me lëvizjet vetë sa të mundesh, por unë do të tërhiqem kur të ketë diçka që është shumë e çuditshme dhe të ketë një profesionist të trajnuar gati për të shkuar. Gjërat fillojnë të lëndojnë pak e nga pak sepse pasi mbusha 35 vjeç, të hidhesha mbi çimento nuk ishte më një gjë qesharake. Ajo ishte përmirësuar goxha si lëvizje.
Rikujtojmë gjithashtu se Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij Blake Lively vendosën t’i vijnë në ndihmë refugjatëve të Ukrainës që po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës. Reynolds premtoi nëpërmjet një postimi në Twitter se do të dhuronte 1 milion dollarë teksa do t’i bashkohej donatorëve të tjerë, për t’iu gjendur pranë personave që po luftojnë për të mbijetuar.