Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Star” aktori i komedisë, Russell Brand ka folur kundër gudulisjes së fëmijëve.
Ai u shpreh se ky veprim duhet të dënohet me ligj pasi cënon privatësinë e fëmijëve dhe dhunon autonominë e trupit të tyre.
“Është shkelje e të drejtës së tyre për privatësi. Do e gudulisje një të rritur? Do i fusje gishtat e tu tek sqetullat apo beli i tyre? Sigurisht që jo” ,-rrëfeu ai.
43-vjeçari gjithashtu shtoi se nëse dikush do të përpiqet të gudulisë vajzat e tij, do e godasë me një grusht në fytyrë.