Bota Botë e Çuditshme

Rusja humbet pasaportën, tre vite më vonë zbulon se ishte e martuar me një egjiptian…

Një grua 24-vjeçare ruse u trondit kur mësoi se ishte e martuar me një shtetas egjiptian që nga viti 2022, rreth një vit pasi humbi pasaportën. Një banore në Shën Petersburg mbeti pa dokument udhëtimi, të cilin e kishte denoncuar në polici, por ndërkohë nuk kishte kërkuar një dokument të ri.

Pasi ajo erdhi në bashki për të marrë certifikatën e lindjes së fëmijës së saj, u trondit. Kur ajo ka kërkuar një deklaratë, punonjësja është përgjigjur se edhe burri i saj duhet të japë pëlqimin. Vajza ka mbetur e shokuar, pasi ka rezultuar se ishte e martuar me Mustafan.

Ajo nuk e kishte takuar asnjëherë egjiptianin në fjalë. Megjithatë, emri i tij ishte në regjistrin e gjendjes civile. Mbetet e paqartë se si Mustafa e ka poseduar pasaportën – nëse e ka gjetur apo e ka blerë në tregun ilegal, por e ka përdorur për të marrë një vizë qëndrimi të përkohshëm në Rusi.

Në kërkesë ka deklaruar se është i martuar me një vajzë nga Shën Petersburgu dhe si provë i ka bashkangjitur pasaportën. Pasi autoritetet e kanë shqyrtuar ankesën, dokumenti i udhëtimit është shpallur i pavlefshëm dhe informacioni për martesën që nuk ekzistonte është fshirë.