Bota

Rusia nën “darën” e motit më të nxehtë në mbi 100 vite!

Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në mbi 100 vitet e fundit, pasi sot temperaturat arritën 35 gradë Celcius nëpër qytetet e Rusisë. Në kryeqytetin Moskë u thye një rekord i vitit 1917. Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, dje u rritën në 32.7 duke thyer një rekord të vitit 1917 me gjysmë grade, siç njoftoi qendra meteorologjike FOBOS.

Rekordet u kthyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë e ato europiane të Rusisë, siç raportoi FOBOS.

Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për hapjen e kondicionerëve e përdorimin e ventilatorëve. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekord të akullore, si dhe pijeve alkoolike të ftohta. Në metro dhe në shumë trena, udhëtarëve iu shpërndahet ujë.

Kryetari i Bashkisë Moskë, Sergei Sobyanin, iu bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane me një popullsi prej rreth 20 milion banorësh, të jenë të kujdesshëm e të mos dalin jashtë në orët e nxehta të ditës.

Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën dhe pritet të rritet përsëri në 30 gradë celcius.

Për nesër, meteorologët parashikojnë përkeqësim të motit, me stuhi dhe breshër. Ndryshimet klimatike janë duke nxitur valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore e po vazhdojnë të shkaktojnë mot të rrezikshëm për dekada me radhë, sipas një studimi.

Ne tani po vuajnë nga një valë e të nxehtit mbarëbotëror, tha Christiana Figueres, ish-shefe e agjencisë së OKB-së për klimën.

Temperatura mesatare globale është rritur tashmë me gati 1.3 gradë Celcius që nga koha kur ka filluar Revolucioni Industrial, kur vendet e Perëndimit nisën të djegin qymyr e të tjera lëndë djegëse fosile.

Kjo rritje nënkupton se ndryshimet klimatike janë duke i bërë valët edhe më të nxehta nga sa do të kishin qenë në rast se nuk do të ndodhte ngrohja atmosferike. Gjithashtu, ato po bëhen edhe më të shpeshta në përgjithësi e më të rrezikshme për pasojë.

Çdo valë e tillë “është bërë shumë më e mundshme dhe më e nxehtë nga sa do të kishte qenë, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut”, pati thënë pak kohë më parë shkencëtari Daniel Swain nga UCLA.