Bota

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, shpërthime në një tjetër central bërthamor!

Trembëdhjetë persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në qytetin e Donetsk.

Donetsk është kontrolluar nga autoritetet përfaqësuese të Rusisë që nga viti 2014, ndërsa kanë akuzuar vazhdimisht forcat ukrainase për shënjestrimin e qytetit.

Edhe pse forcat ruse kanë zaptuar zona të rajonit të Donetskut që nga fillimi i pushtimit në shkurt, ato kanë luftuar për të larguar ushtrinë ukrainase nga periferitë e vetë qytetit.

Sipas BBC nëse forcat ukrainase janë në gjendje të mbajnë një bazë në anën lindore të Oskilit, kjo do të përfaqësojë një përparim.

Në fjalimin e tij në orët e vona të darkës të së dielës, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ditët e fundit mund të jenë dukur si qetësi “por nuk do të ketë qetësi. Sepse Ukraina duhet të jetë e lirë”.

Rusia u akuzua të hënën për shënjestrimin e një centrali bërthamor në jug.

Operatori bërthamor ukrainas Enerhoatom tha se një raketë u ul 300 metra nga reaktorët bërthamorë në centralin e dytë më të madh të vendit në rajonin e Mykolayiv, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke mbyllur një pjesë të një hidrocentrali në kompleks.

Sulmi nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, megjithëse pamjet janë postuar në internet nga ushtria ukrainase.