Bota

Rusia dënon gazetarin e “Wall Street Journal” me 16 vjet burg!

Një gjykatë ruse ka dënuar gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim. Gazetari amerikan u gjet fajtor për akuzën për spiunazh, që ai, qeveria amerikane dhe media ku punon vazhdimisht e kanë mohuar.

Më herët gjatë 19 korrikut, prokurorët rusë kërkuar që gazetari i burgosur amerikan, Evan Gershkovich të dënohet me 18 vjet burgim.

Qeveria amerikane dhe gazeta për të cilën ka punuar Gershkovich, e përditshmja amerikane, Wall Street Journal, e kanë quajtur ndalimin e tij si të motivuar politikisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Një gjykatë ruse të premten zhvilloi seancën përmbyllëse për rastin e gazetarit, i cili po mbahet në burgun rus prej vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, ku edhe është ndaluar Gershkovich.

Ai është arrestuar më 29 mars 2023, sa ka qenë në një udhëtim pune, dhe është akuzuar se ka tentuar të mbledhë sekrete ushtarake për t’ia dhënë Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA.