Bota

Rusi, bllokohet aksesi në Telegram dhe WhatsApp!

Aksesi në platformat Telegram dhe WhatsApp në Rusi është bllokuar që nga ora 14:00 me orën e Moskës, njoftoi autoriteti i telekomunikacionit, Roskomnadzor, i cili nuk ka dhënë informacion për shkakun e incidentit. “Që nga ora 14:00, Qendra për Kontrollin dhe Monitorimin e Rrjetit të Komunikimeve Publike regjistroi dëme të shumta në funksionimin e Telegram dhe WhatsApp”0thuhet në një deklaratë të shkurtër Roskomnadzor. Rusia thuhet se ka probleme edhe me platforma të tjera. Kohët e fundit, YouTube filloi të ngadalësohej në vend, pasi platforma bllokoi rreth 3600 kanale me propagandë ruse në maj-qershor 2024.

Rikujtojmë se Chatboti ”ChatGPT” është përdorur nga një rrjet llogarish iraniane për të gjeneruar tekste që synojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi kompania OpenAI. “Ne ndaluam llogaritë e lidhura me një operacion të ndikimit iranian që përdorte ChatGPT për të gjeneruar përmbajtje të përqendruar në tema të shumta, duke përfshirë fushatën presidenciale të SHBA-së”-theksoi kompania në një deklaratë.

“Kemi identifikuar dhe hequr një grup llogarish ChatGPT që gjenerojnë përmbajtje për një operacion të fshehtë të ndikimit iranian të identifikuar si Storm-2035”-thuhej në deklaratë. “Ne nuk kemi parë asnjë tregues se kjo përmbajtje ka arritur një audiencë të konsiderueshme”-thekson OpenAl. OpenAI nuk specifikoi numrin e përfshirë, por tha se tekstet kishin për qëllim t’u bëjnë thirrje njerëzve që ndjekin të dyja partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.