RuPaul Charles ka thyer rekordin në ‘Emmy Awards’ për numrin më të shumtë të çmimeve të fituara nga një interpretues me ngjyrë. Aktori ka marrë tre çmime në eventin më të madh dhe më të rëndësishëm të 73 të ‘Emmy’ të mbajtur këtë vit në Los Angeles dhe që u transmetua drejtpërdrejt në ‘CBS’ dhe ‘Paramount+’.
Ai ka hyrë në historinë e ‘Emmy Awards’ për këtë arsye. Pas tre çmimeve të marra gjatë këtij vit RuPaul e çon në 11 numrin e trofeve që ka marrë që prej vitit 2016 në këtë event. Ai është bërë një nga kryesuesit e listës si personi i parë me ngjyrë që ka fituar një numër kaq të madh çmimesh.
Artisti tërheqës mori çmimet në tre kategori për të cilat ai shpesh herë edhe është lavdëruar dhe përfolur. Në eventin madhështor, ikona 60-vjeçare u nominua për të 16-tën herë në total për ekskluzivitetin “RuPaul’s Drag Race”.
Shfaqja “RuPaul’s Drag Race” në përgjithësi ka marrë 59 nominime dhe ka fituar 25 ‘Emmy’. RuPaul e pranoi një nga çmimet së bashku me partnerin krijues dhe gjyqtarin e “Drag Race” Michelle Visage, si dhe fituesin e Sezonit të 13-të Symone dhe finalistin e vendit të dytë Gottmik.
U desh që “Drag Race” të priste deri në vitin 2015 që të fitonte ‘Emmy’ -n e tij të parë edhe pse ishte lançuar që prej vitit 2009. Suksesi i shfaqjes që atëherë është transmetuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Spanjë, Australi, Zelandën e Re, si dhe në Filipine.
Nuk ka shenja që RuPaul ka në plan që të ndalojë pasi muajin e kaluar ai ka njoftuar sezonin e 14 -të të “Drag Race” në VH1, plus edhe një sezon të ri të pas shfaqjes me titull “Drag Race: Untucked”. Përpos të gjitha këtyre pritet që edhe pjesa e dytë e “Secret Celebrity Drag Race” të lançohet.