Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ruhuni, nga unë, se kur kam rrahur gruan…”/Deklarata kërcënuese që përjashtoi Klodian Duron!

“Ruhuni, nga unë, se kur kam rrahur gruan…”, ishte kjo deklarata e Kodian Duros që bëri Vëllain e Madh të marrë vendimin për skualifikimin e tij nga gara. Një deklaratë e tij pas spektaklit të mbrëmshëm, që është cilësuar e papranueshme, cënon integritetin e shoqërisë dhe që bie ndesh me rregullat e programit. Ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë tha:

Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një dy gotë raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time.

Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi dhe disa banorë të tjerë tentuan ta ndalojnë Klodianin, por pa sukses.

Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më.

Kështu iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Për pasojë, Vëllai i Madh njoftoi përjashtimin e tij nga loja:

Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.