Muaj më parë aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj dhe tashmë ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj vendosën t’i japin fund martesës së tyre.
Ata dukeshin mjaft të lumtur së bashku dhe marrëdhënien asnjëherë nuk e kanë mbajtur të fshehtë por përkundrazi, shpeshherë postonin foto e video së bashku. Megjithatë edhe pas martese gjërat nuk duken se ndryshuan shumë pasi ata të dy mbetën miq të mirë, sigurisht edhe për shkak të vajzës.
Nuk vonoi shumë dhe Rudina u hodh në krahët e Mark Frrokut i cili i propozoi shumë shpejt për martesë. Ata të dy e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë që në ditët e para të Janarit dhe tashmë janë më të lumtur se kurrë.
Sakaq, marrdhënia e Rudinës me Aleksin vazhdon të jetë mjaft e mirë. Sot ai feston ditëlindjen dhe aktorja e ka uruar publikisht ish-bashkëshortin e saj me anë të një fotoje ku shkruan:
“Happy Birthday Babo”