Aktorja e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku së shpejti do të ecin drejt altarit.
Ata ishin në një udhëtim romantik në Kapadokia ku Marku kishte organizuar propozimin e ëndrrave për partneren e tij.
Ai është ulur në gjunjë duke i propozuar në mënyrën më tradicionale por shumë romantike Rudinës. Ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka postuar fotot e momenteve më të bukura të propozimit që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
“Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë ❤ P.S. I thashë PO!” -shkruan ajo ndër të tjera në diçiturën e fotove në Instagram.