Edhe në javën që po lëmë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bërë bilancin e arrestimeve, procedimeve penale, pezullimeve të lejeve të drejtimit, bllokimit të makinave e gjobave të vëna për shkeljet, në kuadër të garantimit të sigurisë rrugore. 11 vetë u arrestuan dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, mungesë patente, korrupsion aktiv e shkelje të rregullave të qarkullimit.
U vunë afro 12 mijë masa administrative, pjesa më e madhe për qëndrim të gabuar, si edhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, mosvendosje e rripit të sigurimit e mosdhënie përparësi qytetarëve. Po ashtu, më shumë se 300 gjoba ishin për përdorim celulari gjatë drejtimit.
Arrestime dhe procedime penale:
Tre persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
Dy persona për pa leje drejtimi
Katër persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
Dy persona për korrupsion aktiv
Masat administrative:
11.776 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,682 në ditë
32 masa për xhama të zinj
739 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
640 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”
596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve
7908 masa për qëndrim të gabuar
Pezullime dhe bllokime:
Gjashtë raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit
Dyzet e tre raste për tejkalim shpejtësie
Nëntë raste të ndryshme
Shtatë automjete u bllokuan, përfshirë tre me targa të huaja