Nën efektin e pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike, si dhe pa patentë, për korrupsion aktiv e trafikim mjetesh, 17 shoferë rezultojnë të arrestuar nga Policia Rrugore në një javë, si dhe u bllokuan 44 automjete në Tiranë. Po ashtu, janë vendosur mbi 13 mijë e 300 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1 mijë e 900 masash në ditë, referuar njoftimit zyrtar të policisë që si çdo fundjavë, bën bilancin.
Pjesa dërrmuese e këtyre masave lidhen me qëndrim të gabuar, mosdhënie përparësi këmbësorëve, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit e tejkalim shpejtësie. 48 masa administrative janë për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.
Ndërkaq, te bllokimi i mjeteve përfshihen:
7 me targa të huaja për verifikim
• 34 për detyrime të palikuiduara
• 1 për mungesë dokumentacioni
• 12 të spostuara me mjet ngritëse
Njoftimi zyrtar i Rrugores Tiranë:
Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):
🚔 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:
• 8 të dehur në timon
• 3 pa leje drejtimi
• 1 nën ndikim narkotikësh
• 1 i proceduar në liri pa leje drejtimi
• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
• 2 për korrupsion aktiv
• 1 për trafikim mjetesh
Janë vendosur 13 mijë e 302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1 mijë e 900 masash në ditë. Ndër to përfshihen:
• 152 për xhama të zinj
• 522 për tejkalim shpejtësie
• 404 për parakalim të gabuar
• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
• 516 për mosvendosje të kaskës
• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
• 8495 për qëndrim të gabuar
• 839 për masa të tjera
🛑 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.
🚗 Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:
• 7 me targa të huaja për verifikim
• 34 për detyrime të palikuiduara
• 1 për mungesë dokumentacioni
• 12 të spostuara me mjet ngritëse
Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar e të kujdesshëm!