Aktualitet Politikë

Rruga e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë turistike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryen në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, ndërsa u shpreh se ky aks i shërben Shqipërisë turistike.

Sipas Kryeministrit, ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër.

“Deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.