Key Alves, volejbollistja profesioniste nga Brazili, me 2.3 milionë ndjekës në Instagram, ka rrëfyer se fiton më shumë para duke pozuar në ‘OnlyFans’, faqe interneti pa censurë për të rriturit, se sa duke luajtur volejboll. Lojtarja e Osasco Volleyball Clube u shpreh ndër të tjera se:
“Dua apo s’dua, sot janë të ardhurat e mia më të mëdha. E konsideroj veten sportiste, modele, influencuese, biznesmene dhe sipërmarrëse. Me platformat digjitale fitoj rreth 50 herë më shumë se sa me volejboll. Dhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks. Nuk ka lakuriqësi në fotot që postoj në “OnlyFans” apo diçka të tillë. Kushdo që e kërkon këtë në profilin tim nuk do ta gjejë atë.
Volejbollistja e përkufizon veten si sportiste profesioniste, por në jetë janë edhe gjëra të tjera dhe sipas saj, kur bëhet fjalë për para, duhet të shfrytëzosh çdo mundësi. Rikujtojmë se goflistja amerikane, 29-vjeçarja Paige Spiranac është shpallur nga revista “Maxim” si femra më seksi në botë, për vitin 2022.
Ndërkaq, Ana Maria Markovic nga ana tjetër, pjesëtare e ekipit përfaqësuese të Kroacisë, është shpallur si futbollistja më e bukur në botë. Mirëpo në deklaratën e bërë së fundmi 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të konsiderohet si femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.