Tech

Rrjeti “Find My Device” i Google tanimë funksional!

Google më në fund ka lançuar rrjetin e tij Find My Device. Teknologjia përdor një rrjet prej mbi një miliard pajisje Android, për të lejuar përdoruesit të gjejnë pajisjet e humbura. Veçoria në thelb të kujton atë që Apple dhe Tile tashmë ofrojnë. Rrjeti Find My Device tani është i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe Kanada dhe do të vijë së shpejti në pajisjet Android në mbarë botën. Pas instalimit të aplikacionit, përdoruesit mund ta përdorin atë për të gjetur telefonat dhe tabletët Android.

Pajisjet Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të shfaqen në hartë edhe kur janë të fikur ose kur bateria është zbrazur plotësisht. Në aplikacionin Find My Device mund të integroni gjurmuesit e Bluetooth Chipolo dhe Pebblebe, që do t’i lejojë përdoruesit të lokalizojnë shumë sende të tjera si çelësat, çantat, kuletat dhe madje edhe kafshët shtëpiake. Kjo do të bëhet e mundur nga etiketat, të cilat vijnë së shpejti dhe janë krijuar posaçërisht për rrjetin.

Ndërkaq, rikujtojmë se Google Podcasts është mbyllur. Aplikacioni dhe shërbimi i Podcastit u mbyll në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe do të mbyllet në pjesën tjetër të botës në qershor. Kompania njoftoi vitin e kaluar se aplikacioni për shërbimin e Podcastit do të zhdukej dhe do të zëvendësohej nga një seksion Podcast brenda YouTube Music.

Google ka një listë të gjatë të mbylljes së shërbimeve, aplikacioneve dhe pajisjeve që mendon se po dështojnë. Kështu përfunduan Google Duo, Google Hangouts dhe shërbimi i lojërave cloud Google Stadia. Në listën e të gjitha projekteve që Google ka mbyllur në vitet e mëparshme mund të gjendet në faqen e internetit Killed by Google.