“Vrasja e kohës” në rrjetet sociale mund të përkeqësojë ndjenjën e mërzisë, në vend që ta lehtësojë atë. Këtë ka konfirmuar një studim shkencor. “Studimi ynë tregon se ndërsa njerëzit hidhen nga video në video për të shmangur mërzinë, ata bëhen gjithnjë e më të mërzitur”-tha autorja e studimit Dr. Kathy Tam, një studiuese postdoktorale në psikologji në Universitetin e Torontos.
“Ai gjithashtu e bën përvojën më pak të kënaqshme dhe më pak kuptimplotë sepse kërkon më pak përfshirje”-shtoi ajo. Hulumtimi ka treguar se nga viti 2008 deri në vitin 2020 veçanërisht të rinjtë janë gjithnjë e më të mërzitur. Ndërkaq, a janë shndërruar të rinjtë e sotëm në ‘brezinë e shqetësuar’ (the anxious generation) për shkak të telefonave celularë?
Gati dy dekada në epokën e telefonave inteligjentë, disa ekspertët po paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të përdorimit të tyre në çdo kohë, kudo. Sidomos kur bëhet fjalë për ata, truri i të cilëve është ende në zhvillim. Amerikanët nën moshën 30-vjeçare, raportuan nivele më të ulëta lumturie nga viti 2021 në 2023, sesa ata mbi moshën 60-vjeçare, sipas Raportit të Lumturisë Botërore të këtij viti. Jonathan Haidt, psikolog social në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut, ia hedh fajin plotësisht pajisjeve tona.
Libri i tij i ri, “The Anxious Generation: How the Great Rewiring of Childhood is Causing an Epidemic of Mental Illness”, argumenton se përdorimi i vazhdueshëm në mediat sociale, që telefonat na kanë dhënë, ka çuar në krahasimin social, pakësimin e gjumit dhe vetminë në brezin Z, të rinjtë e lindur gjatë viteve 1997 – 2012.
Rikujtojmë, se përdoruesit në Instagram tani mund të publikojnë deri në 20 foto dhe video në një postim, që është dy herë më shumë se më parë. Siç kujtoi faqja e internetit Engadget, ata përdorues të moshuar me siguri do të kujtojnë se si dukeshin gjërat 15 vjet më parë, domethënë një postim në Facebook ku mund të përshtateshin edhe një numër i madh fotosh. Në atë kohë, telefonat inteligjentë nuk ishin ende aq të përhapur, ndaj ishte e rëndësishme të postoheshin foto të bëra me aparat digjital në Facebook. Ky format, i quajtur Carousel, mbërriti në Instagram në vitin 2017 për të gjithë përdoruesit dhe që atëherë platforma ka eksploruar mënyra për ta përmirësuar atë.