Filmi i ri “Barbie” është duke bërë namin. Ndërkaq, një fenomen i çuditshëm është vënë re në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të filmit tek popullata mashkullore. Duket se është rritur numri i meshkujve që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë. Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion£, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ është rritur me 400% që nga viti 2000.
Growing numbers of men have been trying cosmetic treatments for the first time since the pandemic.
The 'Brotox' trend is said to be coming in off the back of the Barbie movie. https://t.co/8NBZkRdNaB
— Metro (@MetroUK) August 6, 2023
‘Barbie’ ka ndikuar në tendencat e bukurisë, me një sallon që raportoi një rritje prej 83% të kërkesave për flokë bjonde. Shifrat zbuluan se kishte një rritje prej 500% në numrin e shërbimeve të frymëzuara nga Barbie që ofroheshin nga parukieret. Filmi “Barbie” bëri gjithashtu që lodrat legjendare plastike të jenë frymëzim për shumë emra fëmijësh.
Sipas TMZ, faqja e internetit ‘BabyNames.com’ ka shënuar një rritje prej 300% në kërkimet për emrin Barbie në muajin korrik. Faqja e njohur e emrave të foshnjeve gjithashtu pa një rritje 200% në kërkimet për Ken në të njëjtin muaj. Rikujtojmë, se pas publikimit të filmit rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin.