Bota

Rritet bilanci, më shumë se 1100 persona humbën jetën nga pelegrinazhi në Mekë!

Më shumë se 1.100 persona kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit të këtij viti.

Reuters raporton se nxehtësia ekstreme shkaktoi probleme për gati dy milionë pelegrinët që merrnin pjesë në pelegrinazhin në Mekë.

Shumica e viktimave ishin egjiptianë. Burime të sigurisë dhe mjekësore i thanë Reuters sot se numri i vdekjeve egjiptiane ishte rritur në 672 dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas të dhënave të qeverisë indoneziane, gjithsej 236 indonezianë kanë humbur jetën, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka njoftuar se 98 qytetarë indianë kanë vdekur gjatë haxhit.

Më shumë vdekje u raportuan nga Tunizia, Jordania, Irani dhe Senegali duke e bërë pelegrinazhin e këtij viti më vdekjeprurës me të paktën 1,114 të vdekur, sipas një raporti të Reuters.