Lifestyle Live From Tirana

Rriten rastet me virusin vdekjeprurës FIP te macet, veterinerja Ornela Mebelli: “Mund ta kenë hedhur…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë veterinerja , për të folur mbi virusin FIP që po prek macet. Ja çfarë duhet të dimë rreth kësaj dhe si të mund të ruajmë macet…

Veterinerja është shprehur se rastet me virusin FIP janë rritur ndjeshëm këtë vit, më shumë se çdo herë tjetër. Por çfarë ka ndikuar në këtë përhapje kaq të madhe të këtij virusi tek macet, që mund të jetë dhe vdekjeprurës?

Ka aludime që thonë se mund të jetë hedhur në Kroaci, duke qenë se ka një numër të madh macesh aty. Ndoshta kanë dashur që ta reduktojnë këtë numër. Por duke qenë se është virus, ai udhëton tek kafshë të tjera, përhapet. Është e njëjta logjikë si një pandemi tek njerëzit. Macet në Shqipëri kanë dhe imunitetin dhe kushtet atmosferike që e bëjnë akoma dhe më të thjeshtë përhapjen e virusit, normalisht virusi ka mbijetuar gjatë. Sivjet ka bërë kërdinë.