Tech

Rriten aksionet e Microsoft, shkak bëhet inteligjenca artificiale!

Korporata teknologjike Microsoft, ka njoftuar se aksionet e saj janë rritur me 8%. Siç është bërë e ditur nga kjo koorporatë, këtë rritje e kanë stimuluar produktet e inteligjencës artificiale. Të ardhurat e Microsoftit u rritën me 8% në 52.9 miliardë dollarë në tremujorin e përfunduar në mars, duke rritur vlerësimet e mëparshme të analistëve prej 51.02 miliardë dollarësh, sipas Refinitiv.

Pjesa më e madhe e shitjeve të Microsoft vijnë nga shitja e softuerëve dhe shërbimeve të informatikës cloud për klientët. Por kompania ka bërë bujë këtë vit me partneritetin e saj me krijuesin e ChatGPT-së, OpenAI, si dhe ka përmirësuar motorin e kërkimit Bing me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Bing, i cili ka kohë që ka përdorur edhe motorin e kërkimit Google, ka 100 milionë përdorues të përditshëm, teksa kompania njoftoi se së fundmi ka parë rritje të shkarkimeve që nga shtimi i veçorive të AI-së. Analistët kishin pritur që një perspektivë e zymtë ekonomike të godiste biznesin Windows të Microsoft-it, i cili varet shumë nga shitjet e PC-ve që janë ulur në tremujorët e fundit.

Së fundmi shefi i Twitter, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje. “Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter. Musk po i përgjigjej planit të Microsoft për ta larguar Twitter-in nga platforma e tij e reklamave të korporatave.