Gjiganti amerikan i makinave, General Motors aktualisht po zhvillon rripa të sigurimit me ngrohje. Regjistrimet e patentave të publikuara nga uebsajti amerikan GM Authority tregojnë se General Motors është duke punuar në rripat e sigurimit që mund të ngrohen në mënyra të ndryshme.
Një dizajn përdor një material i cili mund të lëshojë ajrin e ngrohur nga sistemi i ventilimit të makinës, ndërsa një tjetër përdor elementë termoelektrikë për të krijuar nxehtësi në të njëjtën mënyrë si funksionojnë sediljet me ngrohje ose batanijet elektrike. Megjithatë, General Motors nuk është e para që ka shfaqur idenë e një rripi me nxehtësi.
Në janar të këtij viti, një gjigant gjerman i pjesëve të automobilave ZF, ndoshta më i njohur për furnizimin e transmisioneve automatike me gjashtë shpejtësi për linjën BMW dhe “Ford BA Falcon and Territory” publikoi detaje të rripit të saj të sigurimit me ngrohje. ZF argumentoi se një rrip sigurimi me ngrohje mund të sigurojë komoditetin e shoferit dhe pasagjerit, duke çliruar gjithashtu energjinë e përdorur normalisht për sistemin e ngrohjes dhe ventilimit duke rezultuar në një rritje të distancës së drejtimit deri në 15% në makinat elektrike.
Rikujtojmë, se General Motors Co dhe prodhuesi i çipave GlobalFoundries Inc shpallën një marrëveshje afatgjatë për prodhuesin e makinave për të siguruar procesorë të prodhuar në SHBA që do t’i mundësojnë asaj të shmangë mungesën e çipave në fabrikë që pengoi prodhimin e miliona makinave gjatë pandemisë. GlobalFoundries tha se marrëveshja e nënshkruar për të paktën tre vjet ishte e para e këtij lloji dhe krijon një kapacitet të dedikuar ekskluzivisht për furnizuesit kryesorë të çipave të GM në fabrikën e tyre të prodhimit në Nju Jork.