Showbiz

Rrihet brutalisht Baby G, këngëtarja shqiptare akuzon shoqen e ngushtë

Baby G këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Britani, gjatë një udhëtimi në Dubai është rrahur brutalisht, duke shfaqur hematomat dhe shenjat në rrjetet sociale.

Ajo akuzoi publikisht shoqen e saj të ngushtë Blerta Gashi se e futi në kurth për ta rrahur së bashku me 3 persona të tjerë të paidentifikuar.

Baby G pretendon se e gjitha kjo ndodhi për shkaqe xhelozie dhe e bëri historinë e saj publike për t’i përçuar një mesazh vajzave të reja që të kenë kujdes se me kë shoqërohen.

Këngëtarja u shpreh se shoqa e saj e ka lënduar shumë jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht, madje jo vetëm atë por edhe miqtë e familjarët e saj. Menjëherë pas kësaj ngjarje ajo shkoi në spital për të mjekuar plagët ndërsa me shoqen e saj do të shihet sërish në gjyq.

Nuk ka vonuar shumë as reagimi i Blerta Gashit që hedh poshtë çdo fjalë të Baby G, duke thënë se ajo është një aktore e mirë e askush nuk duhet t’i besojë. Vajza shtoi se ajo nuk ka vënë aspak dorë mbi këngëtaren, dhe se në vendngjarje nuk ka qenë askush tjetër. Sipas saj, Baby G ka mashtruar edhe policinë.

Ende nuk është e qartë situata në të cilën dy ish-mikeshat janë përfshirë dhe se cila ka të drejtë por familjarët e tyre e kanë lënë ngjarjen në dorën e autoriteteve përkatëse.