Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Pasditen e sotme, Françeska ka nisur të debatojë me Heidin, duke e akuzuar se ajo nuk ka bërë asnjë punë gjithë ditën pasi rri vetëm duke u puthur. Nga ana tjetër, Heidi i është përgjigjur se nuk gjendet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo është arsyeja se pse nuk ka pastuar shtëpinë.
Françeska: Cfarë do bësh?
Heidi: Do bëj dhomën.
Fançeska: Po dhomën po e bën Graciano.
Heidi: Nuk i kam bërë sot, nuk kam qenë mirë.
Françeska: Do lash banjën e vajzave?
Heidi: Po, e bëj unë.
Françeksa: Rri duke u puthur dhe llapur gjithë ditën, nuk të vjen zor. Ngeli duke thënë do bëj punë shtëpie dhe nuk bën asgjë. Goca 7 metra.
View this post on Instagram
Pas shpalljes së Romeos si finalist, çifti ka qenë më i lumtur se kurrë më parë. Teksa ditën e sotme Heidi ka marrë disa qetësues për disa shqetësimeve të vogla shëndetësore, Romeo e përqafon dhe i puth barkun edhe pse Heidi e kishte problem.