Aplikacioni Telegram është i ndaluar në qytetin e Amsterdamit, për shkak të aktiviteteve të mundshme kriminale. Një zëdhënës i bashkisë tha lidhur me këtë çështje:
Qyteti i Amsterdamit i ka ndaluar punonjësit e tij të përdorin Telegramin në telefonat e biznesit për shkak të aktivitetit të mundshëm kriminal në aplikacion dhe rrezikut të spiunazhit.
Qyteti e miratoi ndalimin në fund të prillit, por nuk ka folur publikisht për të. Zëdhënësi i qytetit për sektorin e IT tha se Telegram është “një strehë e sigurt për hakerët, kriminelët kibernetikë dhe tregtarët e drogës”.
Qyteti është gjithashtu i shqetësuar për spiunazhin e mundshëm përmes aplikacionit. Telegram u themelua në Rusi, por selia u zhvendos në Dubai dhe kompania është e regjistruar në Ishujt e Virgjër.
Siç raporton ‘NL Times’, komunat e tjera në Holandë nuk e kanë ndaluar Telegramin, pavarësisht shqetësimeve të përgjithshme në lidhje me aplikacionin. Parlamenti diskutoi një ndalim të mundshëm në fillim të këtij viti, por ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Dilan Jesilgoz tha se një veprim i tillë do të ishte një ndërhyrje e tepërt në lirinë e shprehjes.