Klonimi i zërit nga Inteligjenca Artificiale është rreziku më i fundit. Kështu teknologjite e reja, ndër të cilat IA dhe Machine Learning, mund të përdoren nga kriminelët informatike për të kryer mashtrime apo shantazhe. Dhe potencialiteti i teknologjisë më të avancuar mund të përdoret dhe është evidentuar tashmë për klonimin e zërit, për ta përdorur për të ashtuquajturin rrëmbim virtual. Një rast është verifikuar në Arizona, ku një anonim kishte telefonuar një nënë duke i thënë se kishte rrëmbyer të bijën dhe për këtë kërkonte një shumë monetare.
Por në këtë rast paratë nuk u paguan pasi nëna arriti të vërtetonte që e bija ishte mirë dhe nuk ishte rrëmbyer. Sipas ekspertëve, kriminelet informatike, mbledhin informacione në rrjetet sociale mbi viktimat dhe njerëzit e tyre të dashur, përfshirë foto e video. Më pas arrijnë të replikojnë zërin e personave në mënyre perfekte, nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “Klonim Zanor”.