Art & Kulturë Back to the Beginning Music

Rreziku i Inteligjencës Artificiale në fushën e muzikës/Specialisti i rrjeteve kompjuterike në një rrëfim të veçantë me Kozeta Kurtin!

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” këtë javë me Kozeta Kurtin ka qenë Erion Demiri. Ai është një specialist i rrjeteve kompjuterike por me Kozetën kanë rikujtuar në mënyrën më të veçantë fillimet e tyre të para në radio dhe miqësisë në gjimnaz.

Ishim shumë të rinj dhe të vegjël. Është e qartë që kur je në atë moshë  gjithçka ka të tjera ngjyra, ato filtrat që ne me kalimin e kohës vijmë duke i shtuar në atë moshë nuk ekzistojnë. Në momentin që ti shikon një mundësi të tillë, të një radio të vogël që sapo kishte lindur thjesht ti shikon një mundësi të tillë. Ndihesh i frymëzuar dhe kjo është një nga ndjenjat më interesante që njeriu ka. 

Teksa po diskutonin në lidhje me Inteligjencën Artificiale dhe kufizimin që ajo mund të krijojë tek njerëzit me aftësinë për të krijuar gjëra të bukura, me zemër dhe me ndjenjë, Kozeta u shpreh se e urren Inteligjencën Artificiale ndërsa Erion shpjegoi se:

Problemi i ndjenjës është goxha i madh. Urrejtja ndaj Inteligjencës Artificiale është një ndjenjë normale dhe persona të kësaj fushe e kanë këtë lloj ndjenje. Në momentin që ne ndiejmë që ndoshta nuk do të kemi më ose do të kemi të rrezikuar një krijimtari ose diçka të cilën ne e kuptojmë që na prek në shpirt. Si një këngë, një muzikë, një poezi… Jemi shunë xhelozë dhe nuk besoj se do të ishin të gatshëm që të hiqnim dorë nga ajo. 

Kur Koezeta e pyeti Erionin nëse muzika është një pikëtakimi mes njerëzve të së shkuarës të cilët ne për shkak të impenjimeve nuk i takojmë çdo ditë por nëse na ndodh t’i takojmë muzika na ndihmon ta rikthejmë bisedën ku e kemi lënë, Erioni u përgjigj duke thënë se:

Pak a shumë por mendoj se është më shumë fakti që duhet të kuptosh se në atë moment ti ke ndjerë goxha dhe në atë çast ajo ndjenjë është ajo që ka lënë tek ty një memorie të cilën ti nuk e mbaje mend që ishte aty por që vazhdon ta ndiesh. Dhe që ndihesh po njësoj që nga hera e kaluar dhe është diçka që nuk mbyllet dot me çelës.