Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte. Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte.
Performanca e skuadrës “Llokumet” arriti të vlerësohej me 37 pikë ndërkohë që skuadra tjetër “Zap” është vlerësuar me 33 pikë. Provat e konkurrentëve të grupit “Llokumet” nuk kanë shkuar siç duhet, pasi ka pasur tensione mes Arditit dhe Arbrit. Në provat e tyre nuk është shfaqur Arbri, i cili ndodhej në Korçë atë ditë, ndërsa kjo gjë ka acaruar liderin e grupit.
Ai i nervozuar është shprehur se duhet ta kishte lajmëruar, pasi rrezikon të gjithë grupin.
Është në Korçë dhe nuk ka lajmëruar. Të paktën duhet të më kishte lajmëruar. Rrezikoni eliminimin gjithsecili. E ndërroj formacionin që sot. E mendova që ta nxjerr nga grupi.
Ndërkohë që pas performancës Arbër Çepani sqaroi gjithçka.
Pritej që të kishte debate. Sigurisht që mund të më acaronte një fjalë e thënë plus sepse në fund të ditës pavarësisht se janë ndarë disa detyra, unë isha i detyruar të ikja dhe i kisha marrë leje produksionit. Më lejoni të them që këto janë vogëlsira në krahasim me produktin final. Publiku e vlerëson këtë.