Food & Drink Health & Beauty

Rrezikoheni nga këto sëmundje nëse nuk e hani peshkun…

Studiuesit në Britaninë e Madhe tërheqin vërejtjen që njerëzit të cilët nuk hanë mjaft shpesh mish peshku rrezikohen nga sëmundje serioze. Sa shpesh duhet patjetër të hani mish peshku? Është e nevojshme së paku dy herë në javë të hamë peshk, së paku një racion të jetë peshk deti, i pasur me vaj peshku, si salmon dhe ton. Peshku është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave në organizëm.

Nëse nuk merrni mjaft omega 3 të thartirave yndyrore të cilat i përmban peshku, rrezikoni sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen e trurit. Gjithashtu është treguar që, nëse nga ushqimi eliminoni mishin e peshkut dhe hani vetëm mish të kuq, rrezikoheni edhe më shumë nga tumoret, sesa ata të cilët hanë së paku dy herë në javë.

Ndërkaq, suplementet e vajit të peshkut janë një mënyrë popullore për të mbajtur larg rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Rreth 20% e të rriturve më të vjetër se 60 vjeç në Shtetet e Bashkuara i përdorin shpesh këto produkte me synimin për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Megjithatë, një studim i ri zbulon se përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut mund të rrisë, jo të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe fibrilacionit atrial për herë të parë tek njerëzit me shëndet të mirë kardiovaskular.

Fibrilacioni atrial, i quajtur gjithashtu AFib ose AF, është një lloj aritmie, ose rrahje të parregullta të zemrës, që njerëzit shpesh e përshkruajnë si një rrahje ose goditje në gjoks. Vaji i peshkut ndihmon vetëm njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës. Studimi analizoi të dhënat për mbi 415,000 njerëz të moshave 40 deri në 69 vjeç që morën pjesë. Gati një e treta e atyre njerëzve, të cilët u ndoqën mesatarisht për 12 vjet, thanë se përdornin rregullisht suplemente të vajit të peshkut.

Sipas shkencëtarëve, ngrënia e sardeleve në vend të mishit të kuq mund të shpëtojë 750,000 jetë deri në vitin 2050 globalisht. Përfitimi do të ndihej më shumë në vendet më të varfra, por gjithashtu do të reduktonte në mënyrë drastike vdekjet nga sëmundjet e zemrës në vendet më të pasura. Sardelet janë të pasur me lëndë ushqyese me një gjurmë të ulët karboni, megjithëse vetëm pak më shumë se një e katërta e atyre të kapur hahen nga njerëzit.